Përkthim krijues

Përkthimi krijues është aftësi e specializuar, unike në industrinë e përkthimit – jo një shërbim që mund të ofrojë çdo përkthyes.

Që biznesi juaj të ketë sukses në nivel global, duhet të siguroni se po përdorni gjuhën e duhur për tregun lokal. Kjo përfshin dërgimin e mesazheve të markës në tonin e duhur duke u siguruar që përmbajtja të jetë e shkruar në një stil që angazhon publikun e synuar.

Ne ju ndihmojmë të identifikoni publikun e synuar, të kuptoni zakonet e motivet e tyre, si dhe të krijoni një mesazh të përshtatur që përthithet prej tyre dhe është në përputhje me stilin e markës dhe tonin e zërit, pavarësisht nga rajoni i synuar.

Procesi i përkthimit krijues nuk duhet të kufizohet vetëm në përmbajtjen tekstuale: ne gjithashtu këshillojmë kur imazhet ose aspekte të tjera mund të kenë nevojë për modifikim, në mënyrë që të arrihet ndikimi më i mirë në kultura të ndryshme, duke ndihmuar klientët tuaj të përfshihen plotësisht dhe ju të arrini majat në klasifikime.

Ofrojmë:

  • Mesazhe të përputhshme me markën; nuk ndryshojmë atë që thoni ju ose vizionin tuaj por sigurohemi që komunikimi të ketë domethënien e duhur.
  • Qetësi shpirtërore; heqim stresin e komunikimeve ndërkombëtare dhe stepjen se mesazhi juaj mund të nënkuptojë diçka të pasaktë apo negative në tregjet e tjera.
  • Cilësia maksimizohet; ne marrim kohën e duhur për të kryer studimet e duhura në tregun lokal, për të garantuar se ofrojmë vetëm punë me cilësi të lartë.