Korrigjimi duhet të jetë pjesë e strategjisë suaj të përmbajtjes
Shumë mund të mendojnë se korrigjimi është një aftësi e vjetruar, që bëhet me vështirësi në letër dhe ka rëndësi vetëm për industrinë e botimit të librit ose madje mund të harrohet se ekziston.
Kjo sigurisht që nuk është e vërtetë dhe se korrigjuesi i gabimeve ortografike në Word nuk mund të matet me një korrigjues profesionist.
Fjala e shkruar është kudo rreth nesh, e lexueshme pothuajse kudo në formë dixhitale, 24/7. Fjalët mund të informojnë, frymëzojnë, edukojnë e argëtojnë dhe në botën e biznesit fjalët janë një mjet i fuqishëm. Të përdorura në mënyrë korrekte dhe novatore, mund të inkurajojnë publikun tuaj të ndërmarrë veprime, pavarësisht nëse jeni duke folur me klientë ekzistues, punonjës të brendshëm ose klientë potencialë.
Fjalët që përdorni duhet të jenë përfshirëse, informuese, dhe në tonin e gjuhën e saktë për publikun tuaj. Ndonjëherë duhet të nxjerrin një përgjigje specifike dhe kjo do të thotë që përmbajtja juaj duhet të jetë e shkurtër, e qartë dhe natyrisht, e saktë.
Përmbajtja shpesh shkruhet, përpilohet dhe publikohet në një mjedis nën presion. Shumë redaktorë të përmbajtjes, shumë ngarkesa pune dhe afate të shkurtra nënkuptojnë se nuk është çudi që gjatë këtij procesi të shpëtojnë gabime të vogla.
Burime të konsiderueshme janë investuar në kohë, energji dhe mendim krijues për planifikimin, krijimin dhe zbatimin e një strategjie të përmbajtjes për të siguruar që mesazhi juaj të arrijë publikun. Ndonjëherë, e gjithë puna e vështirë mund të dëmtohet nga gabime të zakonshme ose nga një gabim i vogël drejtshkrimi.
Një gabim drejtshkrimi ose në përmbajtje, kopje apo në komunikimin tuaj mund të ulë vlerësimin e përshtypjeve. Gabimet, sado të vogla, përcjellin pakujdesi, të cilat mund të dëmtojnë integritetin e markës dhe reputacionin për të cilin keni punuar aq shumë.
Gabimet në përmbajtje, pavarësisht sa të vogla janë, përcjellin pakujdesi.
Fuqia e mediave sociale gjithashtu do të thotë që publiku juaj ka një platformë lehtësisht të qasshme dhe me ndikim të gjerë në të cilën të theksojë ndonjë gabim. Brenda pak sekondash, komentet negative mund t’ju arrijnë jo vetëm juve, por gjithë publikun tuaj.
Korrigjimi siguron dorën e fundit të fjalëve tuaja, duke siguruar qartësi të mesazhit. Mund të sigurojë qetësinë shpirtërore se komunikimet tuaja janë më të mirat e mundshme dhe ju jep kohë për tu përqendruar në atë që bëni më mirë. Korrigjimi mund t’ju ndihmojë të shmangni vështirësitë, komentet negative dhe kohën e koston e rregullimit të gabimeve.