Histori

Puna jonë me gjuhët filloi në vitin 2005 si frymëzim i një të diplomuari nga Universiteti i Gjuhëve të Huaja të Tiranës. Lindi nga pasioni për gjuhën angleze. Anglishtja kishte qenë gjuha jozyrtare globale, ende është, të cilën kurrë nuk kemi ndaluar së mësuari dhe së dashuri.

Si kudo tjetër, Shqipëria ishte në prag të njohjes me zhvillimet teknologjike në mbarë botën, duke u përballur me nevoja të përkthimit dhe lokalizimit në terminologji e fusha të ndryshme. Ne kemi punuar që nga ajo kohë, duke u rritur çdo vit, duke komunikuar me çdo klient potencial, duke përfunduar marrëveshje, duke kryer punën, të dedikuar për të ofruar sipas nevojës, në standardin më të lartë, duke fituar shumë përvojë përgjatë rrugës. Si rezultat i kësaj, u kemi kryer punë klientëve në mbarë botën, duke i shërbyer markave globale / klientëve fundorë të mirënjohur.

Kemi qenë një partner i besueshëm i shërbimeve në gjuhën shqipe për partnerë që shtrihen nga Lindja e Largët në Perëndimin e Largët për më shumë se dhjetë vite. Vendosmëria e vazhdueshme na dallon në këtë treg tepër konkurrues. Synojmë të jemi zgjedhja e partnerëve tanë për shërbime në gjuhën shqipe.

Pasioni ynë nuk është zvogëluar gjatë viteve. Përkundrazi, është plotësuar nga besimi i shtuar i veprimeve të duhura. Gjithashtu, duke qenë peshkopë të teknologjisë dhe duke pasur fiksim për cilësinë, zgjedhim të mbajmë qëndrim entuziast në rutinën tonë të përditshme.