Kjo faqe interneti drejtohet nga AlbTranslations sh.p.k., një shoqëri tregtare e regjistruar në Shqipëri, me NUIS L82127013I.
Qëllimi dhe fushëveprimi
AlbTranslations është i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve gjuhësore cilësore. Kjo përfshin bërjen e përpjekjeve të arsyeshme që AlbTranslations të sigurohet se shërbimet dhe informacioni në lidhje me këto shërbime të ofrohen në një mënyrë të saktë, profesionale dhe sipas afateve. Kjo politikë e shërbimeve gjuhësore është krijuar për të promovuar shërbime cilësore dhe të kualifikuara për klientët.
Përkushtimi
AlbTranslations pranon të ofrojë shërbime gjuhësore për klientin kundrejt pagesës së përcaktuar me marrëveshje.
Shërbimet kryhen nga AlbTranslations me saktësi, cilësi dhe me teknologjinë më të fundit, siç parashikohet, kërkohet dhe pranohet në kuadrin e kësaj industrie.
Shërbimet gjuhësore ofrohen nga AlbTranslations sipas kushteve dhe afateve të përmendura në marrëveshje. AlbTranslations siguron që t’i përmbahet programit të parashikuar të dorëzimit siç përcaktohet në kuotim. Megjithatë, AlbTranslations nuk mban përgjegjësi; për çfarëdo gjë, financiare apo tjetër, nëse afati i parashikuar i dorëzimit nuk arrihet për shkak të Forcave Madhore.
AlbTranslations ndërmerr iniciativën e duhur për të njoftuar klientin për çdo vonesë në orarin e parashikuar të dorëzimit dhe në të njëjtin ton propozon një orar të rishikuar të dorëzimit për klientin.
Në rast të arsyeve të vonesës, përveç atyre të shkaktuara nga Forcat Madhore, klienti mundet që (brenda njëzet ditëve nga data e marrjes së njoftimit) t’i bëjë të njohur AlbTranslations me shkrim për përfundimin e marrëveshjes së lidhur me AlbTranslations.
Çdo rishikim i propozuar nga klienti në planin e dorëzimit të parashikuar duhet të kryhet me marrëveshje të përbashkët. Marrëveshja konsiderohet se përfshin planin e parashikuar të dorëzimit të lartpërmendur.
Kuotimi i tarifës dhe procedurat e pagesës
Tarifat për ofrimin e shërbimeve do të jenë siç paraqiten në kuotimin e AlbTranslations.
Kuotimi i tarifave për klientët jashtë Shqipërisë përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe taksat e detyrimet e tjera të aplikueshme, të cilat klienti nuk do të jetë përgjegjës për t’i paguar për shërbimet e AlbTranslations.
Pagesat për shërbimet gjuhësore duhet të kryhen brenda dyzetepesë (45) ditësh nga lëshimi i faturës nga ana e AlbTranslations.
Nëse klienti nuk paguan deri në datën e caktuar, atëherë, pa diskriminim dhe mosmarrëveshje, AlbTranslations, do të ketë të drejtë:
Të ndërpresë menjëherë kontratën dhe/ose të pezullojë dorëzimet te klientit;
Të përvetësojë çdo pagesë të paguar në llogarinë e AlbTranslations nga ana e klientit kundrejt këtyre shërbimeve gjuhësore (ose ndonjë zhanër shërbimesh të ngjashme që burojnë nga ndonjë marrëveshje tjetër midis AlbTranslations dhe klientit) siç Albtranslations gjykon me të drejtë (pa marrë parasysh përvetësimin e supozuar nga ana e klientit); dhe
të kundërshtojë/kërkojë pagesën e detyruar (si para dhe pas çdo gjykimi të menjëhershëm) për shumën e papaguar, me një tarifë të favorshëm për AlbTranslations, të pagueshme për përfundim të shërbimit, derisa pagesa e plotë të kryhet në llogarinë e AlbTranslations.
Informacione të ndjeshme dhe konfidencialiteti
Informacion i ndjeshëm është informacioni i një lloji konfidencial ose të patentuar që mund ta ekspozojë klientin ndaj veprimeve ligjore ose informacion që mund të ketë ndikim potencial financiar për klientin, personin që kërkon shërbime gjuhësore ose person apo subjekt tjetër.
Të gjitha format e informacioneve të ndjeshme verbale, me shkrim dhe të materialeve të tjera në formë skedarësh të pranuara/dërguara AlbTranslations/klienti sipas kontratës, krahas çdo lloj informacioni në lidhje me ndonjë risi dhe përmirësim ose këshillim të ofruar nga AlbTranslations do të mbetet rreptësisht konfidencial dhe do të zbulohet vetëm nëse bëhet mirëkuptim me shkrim ndërmjet AlbTranslations dhe klientit.