Tetor 2018
Kjo faqe interneti drejtohet nga AlbTranslations sh.p.k.,një shoqëri tregtare e regjistruar në Shqipëri, me NUIS L82127013I.
Ne respektojmë privatësinë e përdoruesve dhe klientëve të shërbimeve tona dhe faqen tonë të internetit dhe pranojmë se kur vendosni të na jepni informacion rreth vetes, na besoni se veprojmë në mënyrë të përgjegjshme me atë informacion. Menaxhimi i duhur i të dhënave tuaja të ndjeshme për privatësinë është shumë i rëndësishëm për ne. Kjo politikë e privatësisë përmban informacion të rëndësishëm rreth mënyrës se si ne përdorim informacionin tuaj personal. Të dhëna personale janë çfarë na jepni ju që ne të mund t’ju bëjmë një kuotim për shërbimet gjuhësore dhe/ose për kryerjen e shërbimeve. Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimet për të cilat ju na keni dhënë leje dhe na keni kërkuar.
A ia kalojmë të dhënat tuaja palëve të treta?
Jo.
Ne mund t’i bëjmë të ditur të dhënat personale palëve të treta kur ne besojmë në mënyrë të arsyeshme se duhet ta bëjmë këtë sipas ligjit dhe në mënyrë që të hetohet, parandalohet ose të ndërmerren veprime ligjore në lidhje me veprimtari të dyshuara se janë të paligjshme ose të ndaluara, duke përfshirë, por jo kufizuar te mashtrimet.
Faqet e palëve të treta
Ne nuk kemi lidhje me asnjë.
Si e mbrojmë informacionin tuaj?
Ne marrim masat e duhura për të siguruar që të dhënat tuaja personale që na keni dhënë të mbahen të sigurta, të sakta, të përditësuara dhe vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat përdoren.
Mbrojtja e të dhënave tuaja personale
Kërkesa specifike të privatësisë zbatohen për punonjësit tanë dhe përkthyesit e pavarur për të siguruar mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Para punësimit ose para fillimit të kontratës së tyre, atyre u kërkohet të nënshkruajnë një marrëveshje konfidencialiteti.
Mbrojtja e të dhënave tuaja personale sigurohet edhe nga respektimi i parimit të nevojës për tu vënë në dijeni gjatë kryerjes së një shërbimi dhe nga fakti që qasja në të dhënat tuaja personale u jepet vetëm atyre personave që aktualisht punojnë me kërkesën tuaj.
Punonjësit dhe përkthyesit e pavarur gjithashtu janë të detyruar të raportojnë humbjen e të dhënave personale sa më shpejt që të jetë e mundur.
Të dhënat tuaja personale sigurohen si me shkrim dhe në mënyrë dixhitale në përputhje me kërkesat minimale ligjore. Gjithashtu, të dhënat tuaja personale nuk mbahen për më shumë se sa është e nevojshme, përveç nëse ekziston një detyrim ligjor për mbajtjen e këtyre të dhënave personale për një periudhë kohore më të gjatë.
Si të na kontaktoni
Nëse keni ndonjë pyetje për ne, ju lutemi të na shkruani në adresën e postës elektronike: info@albtranslations.com.
Ndryshime në këtë politikë të privatësisë
Ne rezervojmë të drejtën, sipas gjykimit tonë, që ta rishikojmë këtë politikë të privatësisë në çdo kohë. Politika e përditësuar e privatësisë do të vendoset në faqen tonë të internetit. Ju inkurajojmë që ta rishikoni këtë politikë të privatësisë herë pas here.