AlbTranslations

Ju nevojiten shërbime gjuhësore?

Fuqizojmë përmbajtjen tuaj në më shumë gjuhë

AlbTranslations është ofrues i shërbimeve gjuhësore në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Ne ofrojmë shërbime për çdo tematikë dhe shumë terminologji nga gjuhë të huaja në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.

Gjuhët janë pasioni ynë, cilësia është përparësia jonë. Jemi profesionistë të gjuhës amtare dhe përdorim teknologjinë gjuhësore më të fundit. Ofrojmë cilësi të lartë me tarifa të arsyeshme.

Çdo shërbim gjuhësor shqyrtohet në lidhje me gjuhën, ekspertizën, kulturën dhe përshtatet me grupin e synuar. Nuk konsiderojmë asnjë punë si përkthim rutinë, por si një sfidë të re që kërkon të gjithë aftësinë, energjinë dhe përvojën tonë.